Një i ri bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skenderaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një i ri ka rënë nga lartësia e një ndërtese banesore. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për F.M , 27-vjeçar nga fshati Runikë. Ai dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni, duke përfunduar në tokë. I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një i ri ka rënë nga lartësia e një ndërtese banesore.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për F.M , 27-vjeçar nga fshati Runikë. Ai dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni, duke përfunduar në tokë.
I riu është dërguar me urgjencë në QKMF Skenderaj, ku po i jepet ndihma e parë. Aktualisht ai është me shenja jete, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.