Një makth i ri teknologjik: Njerëzit mund të akuzohen për krime që nuk i kanë kryer
Përfytyroni një botë ku nuk jeni të sigurt as për atë që shihni me sytë tuaj. Jo, nuk është një episod i “Black Mirror” – është realiteti ynë gjithnjë e më i afërt. Teknologjia e njohur si deepfake, e cila dikur dukej si një lodër e sofistikuar për argëtim në rrjet, po kthehet në një […] The post Një makth i ri teknologjik: Njerëzit mund të akuzohen për krime që nuk i kanë kryer appeared first on Albinfo.

Përfytyroni një botë ku nuk jeni të sigurt as për atë që shihni me sytë tuaj. Jo, nuk është një episod i “Black Mirror” – është realiteti ynë gjithnjë e më i afërt.
Teknologjia e njohur si deepfake, e cila dikur dukej si një lodër e sofistikuar për argëtim në rrjet, po kthehet në një kërcënim serioz. Fillimisht, ajo u përdor për të imituar fytyrat e njerëzve në video të ndryshme, shpesh për qëllime të dyshimta – si për shembull në përmbajtje pornografike ku vajza të pafajshme shfaqen, pa dijeni e pa faj, si protagoniste.
Por tani rreziku ka marrë një dimension të ri.
Imagjinoni një kandidat politik që pak ditë para zgjedhjeve “filmohet” duke thënë gjëra të papranueshme. Kur zbulohet se gjithçka ishte e fabrikuar, është tepër vonë – dëmi është bërë.
E njëjta teknologji mund të përdoret edhe për të manipuluar provat në hetime penale. Një video e rreme, ku një person shihet në vendin e një krimi, mund të jetë arsye e mjaftueshme për ta çuar në burg. Avokati Jerry Buting paralajmëron: nëse nuk jemi të kujdesshëm, njerëz të pafajshëm do të mbajnë përgjegjësi për krime që kurrë nuk i kanë kryer, përcjell albinfo.ch.
Kamerat janë kudo – nëpër rrugë, ndërtesa, madje edhe në shtëpitë tona. Por kur pamjet mund të manipulohen me lehtësi, siguria që dikur mendonim se na ofronin ato, shndërrohet në frikë.
Ekspertët e sigurisë dixhitale bien dakord: deepfake është një nga format më të rrezikshme të krimit kibernetik që po përhapet me shpejtësi marramendëse. Çdo ditë që kalon, bëhet më e vështirë të dallosh të vërtetën nga mashtrimi.
Ish-drejtoresha e Sigurisë së Informacionit në Shtëpinë e Bardhë, Teresa Payton, paralajmëron se kjo teknologji mund të përdoret për të krijuar konfuzion, frikë dhe destabilitet social.
Ajo që deri dje dukej si trillim fantastiko-shkencor, sot është një rrezik real. Dhe nëse nuk ndërmerren hapa të mençur për ta kontrolluar, nesër mund të jetë tepër vonë.
The post Një makth i ri teknologjik: Njerëzit mund të akuzohen për krime që nuk i kanë kryer appeared first on Albinfo.