Një tjetër viktimë nga zjarret në Portugali, pësoi djegie të rënda duke shuar flakët

Në Portugali është shënuar viktima e 4 nga zjarret. Një zjarrfikës humbi jetën duke u përpjekur të shuajë zjarret masive pyjore që kanë përfshirë pjesë të vendit. ”Zjarrfikësi pësoi djegie të rënda pranë qytetit të vogël Sabugal, në Portugalinë lindore dhe vdiq sot në një spital në Porto”, raportuan mediat ndërkombëtare. Sipas shifrave zyrtare, rreth [...]Read More...

Një tjetër viktimë nga zjarret në Portugali, pësoi djegie të rënda duke shuar flakët

Në Portugali është shënuar viktima e 4 nga zjarret. Një zjarrfikës humbi jetën duke u përpjekur të shuajë zjarret masive pyjore që kanë përfshirë pjesë të vendit.

”Zjarrfikësi pësoi djegie të rënda pranë qytetit të vogël Sabugal, në Portugalinë lindore dhe vdiq sot në një spital në Porto”, raportuan mediat ndërkombëtare.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 1 400 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarret  në Portugali. Përpjekjet po vazhdojnë të marrin nën kontroll zjarret në qytetin Arganil.

/abcnews.al/