Një tjetër yll nga Real Madridi në Milano? Milan po e transferon zëvendësuesin e Theos
Pas largimit të yllit francez Theo Hernandez, drejtuesit e AC Milan janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë cilësor për të plotësuar boshllëkun e lënë pas. Sipas raportimeve të fundit nga Corriere dello Sport, kuqezinjtë po shqyrtojnë një tjetër emër nga La Liga: Fran Garcia i Real Madridit. Garcia, 25 vjeç, është një profil […]

Pas largimit të yllit francez Theo Hernandez, drejtuesit e AC Milan janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë cilësor për të plotësuar boshllëkun e lënë pas. Sipas raportimeve të fundit nga Corriere dello Sport, kuqezinjtë po shqyrtojnë një tjetër emër nga La Liga: Fran Garcia i Real Madridit.
Garcia, 25 vjeç, është një profil që i përshtatet stilit të Milanit – teknik, energjik dhe me përvojë në një klub të madh si Los Blancos. Me rritjen e konkurrencës në Madrid dhe rrezikun për të humbur minuta loje, spanjolli mund të jetë i hapur për një transferim në Serie A, përcjell ORAinfo.
Kujtojmë se vetë Theo Hernandez erdhi te Milani nga Reali, në moshën 21-vjeçare. Tani, historia mund të përsëritet me Garcia-n si “Theo 2.0”.
Alternativat si Maxim De Cuyper dhe Archie Brown duket se kanë dalë nga skena, ndërsa Melvin Bard dhe Miguel Gutierrez mbeten ende në vëzhgim.
Me Alex Jimenez që pritet të nisë sezonin në të djathtë, mbrojtja e Milanit për sezonin 2025/26 mund të marrë një pamje të re dhe moderne – me baza spanjolle dhe premtime për të ardhmen.
Do të jetë Garcia goditja e radhës e Milanit në merkato? Pritet të shihet në ditët në vijim… /ORAinfo/