Një vajzë humbi jetën pasi u godit nga një makinë në Shuto Orizarë

Pasditën e 30 qershorit ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Metohiska” në lagjen e Shkupit Shuto Orizarë. Sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 30 qershor rreth orës 13 e 45 minuta është denoncuar se një veturë “mercedes” me regjistrim të Shkupit, e dretjuar nga 45 vjeçari R.N nga Shkupi, ka goditur […]

Një vajzë humbi jetën pasi u godit nga një makinë në Shuto Orizarë

Pasditën e 30 qershorit ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Metohiska” në lagjen e Shkupit Shuto Orizarë. Sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 30 qershor rreth orës 13 e 45 minuta është denoncuar se një veturë “mercedes” me regjistrim të Shkupit, e dretjuar nga 45 vjeçari R.N nga Shkupi, ka goditur një të mitur, transmeton Portalb.mk.

Si pasojë e goditjes nga vetura, vajza ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga ana e një mjeku në spitalin “Sistina”, u konstatua vdekja, thonë nga MPB, prej ku shtojnë se një ekip i SPB Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.