Një yll i Premier League i kërkon Milanit: ‘Më merrni tani!’
AC Milan ka hedhur hapin e parë konkret për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë Pervis Estupiñán, duke i bërë Brighton një ofertë fillestare prej 12 milionë eurosh. Kuqezinjtë synojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes dhe e shohin ndërkombëtarin ekuadorian si një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Sipas La Gazzetta dello Sport, […]

AC Milan ka hedhur hapin e parë konkret për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë Pervis Estupiñán, duke i bërë Brighton një ofertë fillestare prej 12 milionë eurosh. Kuqezinjtë synojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes dhe e shohin ndërkombëtarin ekuadorian si një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit milanistë Giorgio Furlani dhe Igli Tare po përpiqen të shfrytëzojnë dy faktorë për të ulur kërkesën e Brighton, që aktualisht qëndron mbi 20 milionë euro, përcjell ORAinfo.
Së pari, Brighton ka nënshkruar tashmë me Maxim De Cuyper, një tjetër mbrojtës i majtë, duke hapur rrugën për largimin e Estupiñán. Së dyti, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka marrë premtime nga klubi anglez se lojtari do të lirohet nëse arrin një ofertë të përshtatshme.
Vetë Estupiñán ka shprehur qartë dëshirën për të bërë hapin e radhës në karrierë. Në një intervistë në vendlindje, ai deklaroi: “Dua të rritem në karrierën time”, duke dhënë sinjale të forta për largim. Milan shpreson që kjo dëshirë, së bashku me ndikimin e Mendes, të ndihmojnë në uljen e çmimit dhe arritjen e një marrëveshjeje.
Ndërkohë, puna vazhdon edhe për krahun e djathtë të mbrojtjes. Ende nuk ka një ofertë për Marc Pubill të Almerías, ndërsa pista për Guéla Doué të Strasbourg mbetet e vështirë për shkak të kërkesave të larta të klubit francez.
Milani po lëviz me vendosmëri për të kompletuar skuadrën para nisjes së sezonit të ri, dhe afrimi i Estupiñán shihet si një hap kyç në ndërtimin e një mbrojtjeje solide dhe moderne. /ORAinfo/