“Nord Stream”, pranga ukrainasit/ Arrestohet në Itali, kordinoi punën për goditjen e gazsjellësit rus
Eshte arrestuar ne Itali një ukrainas i dyshuar për sulmet ndaj tubacioneve te Nord Stream në vitin 2022. I dyshuari, i identifikuar vetëm si Serhii K, është akuzuar për vendosjen e eksplozivëve në tubacionet që transportojnë gazin rus në Gjermani pranë ishullit danez Bornholm. Ai u arrestua gjatë natës në provincën e Riminit të Italisë. [...]Read More...

Eshte arrestuar ne Itali një ukrainas i dyshuar për sulmet ndaj tubacioneve te Nord Stream në vitin 2022.
I dyshuari, i identifikuar vetëm si Serhii K, është akuzuar për vendosjen e eksplozivëve në tubacionet që transportojnë gazin rus në Gjermani pranë ishullit danez Bornholm. Ai u arrestua gjatë natës në provincën e Riminit të Italisë.
Hetuesit kishin punuar në heshtje, por dy vjet më parë thanë se gjetën gjurmë eksplozivësh nënujorë në mostrat e marra nga një jaht që u kontrollua si pjesë e hetimit.
I arrestuari dhe personat e tjerë të përfshirë përdorën një jaht që u nis nga porti gjerman i Rostockut, i cili ishte marrë me qira nga një kompani gjermane duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara dhe me ndihmën e ndërmjetësve.
Prokurorët nuk dhanë asnjë informacion mbi personat e tjerë në bordin e jahtit ose për motivin që i shtyu ata të planifikonin shpërthimin.
Shpërthimet më 26 shtator 2022 shkaktuan ccarje në tubacionet e Nord Stream 1, të cilat u ndërtuan për të transportuar gaz natyror rus në Gjermani nën Detin Baltik. Dëmi shtoi tensionet për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa vendet evropiane u përpoqën të shkëputeshin nga burimet ruse të energjisë, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.
Ato dëmtuan gjithashtu tubacionin Nord Stream 2, i cili nuk hyri kurrë në shërbim sepse Gjermania pezulloi procesin e certifikimit pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt të atij viti.
Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për organizimin e shpërthimeve, një akuzë që Uashingtoni e ka mohuar. Tubacionet ishin prej kohësh një objektiv kritikash nga SHBA dhe disa nga aleatët e saj, të cilët paralajmëruan se ato përbënin një rrezik për sigurinë energjetike të Evropës duke rritur varësinë nga gazi rus. / abcnews.al /