“Nuk është e lehtë, as për familjen, po unë prap keshi”, Gjesti flet për atë që ndodhi në spektakël

Jozefin Marku goditi me shuplakë mbrëmë në prime Gjestin. Krejt kjo ndodhi pasi ai bashkë me Loredanën u eleminuan përnjëherë nga gara, dhe kur mori për të përshëndetur Gertën, aty afër saj ishte Gjesti, dhe e goditi duke e përplasur për toke. Gjesti, i cili veçse ishte shpallur finalist, pas gati dy orësh u rikthye […]

“Nuk është e lehtë, as për familjen, po unë prap keshi”, Gjesti flet për atë që ndodhi në spektakël

Jozefin Marku goditi me shuplakë mbrëmë në prime Gjestin.

Krejt kjo ndodhi pasi ai bashkë me Loredanën u eleminuan përnjëherë nga gara, dhe kur mori për të përshëndetur Gertën, aty afër saj ishte Gjesti, dhe e goditi duke e përplasur për toke.

Gjesti, i cili veçse ishte shpallur finalist, pas gati dy orësh u rikthye në shtëpi, ku gjatë natës ka biseduar edhe me Eglin për atë që ndodhi.

Ai thotë se nuk është e lehtë për të, pasi dy herë është goditur brenda shtëpisë.

“Nuk është e lehtë as për mu me më pa ashtu, as për mu e as për familjen, por unë prap keshi. Por duhet me qenë i fortë, nuk është e lehtë as për mu. Dy herë me më ra dikush”, thotë Gjesti teksa po bisedonte me Eglin.