Nuk është thjesht një dëmtim – Leao ndikon gjithë planet e Milanit

Te Milani po pritet me ankth rezultati i testeve mjekësore që Rafael Leao do t’i nënshtrohet sot për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të pësuar në pulpën e këmbës gjatë ndeshjes kundër Barit në Kupën e Italisë. Sipas raportimeve nga Corriere dello Sport dhe Corriere della Sera, ndonëse ndjesia fillestare është se bëhet fjalë për […]

Nuk është thjesht një dëmtim – Leao ndikon gjithë planet e Milanit

Te Milani po pritet me ankth rezultati i testeve mjekësore që Rafael Leao do t’i nënshtrohet sot për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të pësuar në pulpën e këmbës gjatë ndeshjes kundër Barit në Kupën e Italisë.

Sipas raportimeve nga Corriere dello Sport dhe Corriere della Sera, ndonëse ndjesia fillestare është se bëhet fjalë për një dëmtim jo serioz, stafi mjekësor i kuqezinjve nuk dëshiron të rrezikojë në një fazë kaq të hershme të sezonit. Për këtë arsye, edhe nëse dëmtimi del i lehtë, Leao mund të lihet pushim për ndeshjen hapëse të Serie A këtë të shtunë ndaj Cremonese-s në “San Siro”, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi portugez ka qenë ndër më të dalluarit gjatë fazës përgatitore dhe shënoi një gol të bukur ndaj Barit, duke konfirmuar formën e mirë para startit të kampionatit. Mungesa e tij do të ishte një goditje për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili e konsideron Leaon si pikën kyçe të ofensivës.

Gjendja e Leaos ka ndikuar edhe në lëvizjet e merkatos. Derisa Milani të ketë siguri për rikuperimin e tij, klubi nuk do të lejojë largimin e Noah Okafor, i cili është shumë pranë një kalimi te Leeds United.

Në ambientet e klubit, ndjenja mbetet pozitive, por vetëm përgjigja e testeve të sotme do të përcaktojë nëse Leao do të jetë në dispozicion të skuadrës në sfidën e parë të kampionatit. /ORAinfo/