Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga pikat kufitare. Sipas kësaj qendre e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet në të gjithë pikëkalimet kufitare të Kosovës si në hyrje, ashtu edhe

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës
Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga pikat kufitare.

Sipas kësaj qendre e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet në të gjithë pikëkalimet kufitare të Kosovës si në hyrje, ashtu edhe në dalje, janë 3 deri në 10 minuta.

Pikat kufitare paksa më të ngarkuara, si në hyrje të Kosovës ashtu edhe në dalje janë ato: te Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Merdarë, ku udhëtarët presin deri ne 10 minuta.