Nuk lejoi Feron të takonte vajzën, prokuroria nis hetimin për Arbenitën
Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik ‘Fero’, është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penal. Por, përveç tij tashmë në hetime është edhe Arbenita Ismajli. Gazeta Insajderi, ka mësuar nga burimet se me datë 13.06.2025, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka lëshuar një dokument ku konfirmohet nisja e hetimeve ndaj saj. […]

Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik ‘Fero’, është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penal. Por, përveç tij tashmë në hetime është edhe Arbenita Ismajli.
Gazeta Insajderi, ka mësuar nga burimet se me datë 13.06.2025, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka lëshuar një dokument ku konfirmohet nisja e hetimeve ndaj saj.
Për çka dyshohet Arbenita Ismajli?
Modelja e njohur dyshohet për mospërfillje të Gjykatës.
Siç merr vesh Insajderi, ajo me dashje nuk është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës.
Arbenita, nuk i’a ka mundësuar kontaktin me fëmijën, reperit Fero.
“Se nga data 19.03.2025, në Gjilan, e pandehura Arbenita Shabani Ismajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre Nina Shabani ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk i’a ka mundësuar kontaktin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan”, thuhet në dokumentin të cilin e ka parë Insajderi.
Prokurori i shtetit, pas vlerësimit të informatave, provave dhe materialeve të tërësishme të dorëzuara nga policia, ka ardhur në përfundim për të filluar hetimet në drejtim të veprës penale të lartshënuar.
Me datë 21.12.2024, prokurori për të mitur ka ngritur aktakuzë kundër Arbenita Ismajlit.
Mbrojtësja e Feros, avokatja Bedrie Berisha Rexhepi, në një prononcim për Insajderin e ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës, dhe ka deklaruar se një e tillë ekziston edhe për Arbenitën.
“Po ekziston një aktakuzë por e njëjta ende nuk ka marrë formën e prerë dhe nuk është konfirmuar prej gjykatës. Edhe ndaj palës tjetër ekziston aktakuza aktive”.
Prokuroria po ashtu, ka ngritur aktakuzë ndaj reperit gjilanas për dhunën psikologjike, ngacmimin dhe kanosje të ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles, Arbenita Ismajli.
Nga qershori deri në tetor 2024, Fero dyshohet se ka shkaktuar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj Arbenitës, duke e ofenduar dhe shqetësuar me thirrje të shumta dhe takime për të marrë apo dorëzuar fëmijën në qendrën për punë sociale në Gjilan.
Duke ju drejtuar me fjalët “me kon je tu fol..qoma shpejt…për cka i ke ly buzt… ” duke e shqetësuar me thirrje telefonike në kohë te ndryshme kohore.
Aktakuza e Prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi përshkruan edhe ngacmimet e vazhdueshme verbale dhe fizike që Fero i ka bërë modeles, përfshirë edhe puthjen në buzë kundër vullnetit së saj, si dhe përmes rrjetit social WhatsApp duke ngacmuar me fjalët ta ha zemrën… shpirti jem … ti je gruaja jem,une kam te drejtë me fjet me ty…. nuk ki të drejtë mem than jo..
Në shtator 2024, situata ka eskaluar me kërcënimet serioze nga reperi, i cili thuhet se i ka thënë ish-bashkëshortes: ke me ma ni krismen.. të vraj …ta nxjerri shpirtin prej vendit..fëlqitë nga vendi ti thej.
Prokuroria sqaron se këto kërcënime Arbenita i ka marrë përmes mesazheve në WhatsApp.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj Feros, thuhet se gjatë takimit në ambientet e QPS në Gjilan, të organizuar për zbatimin e vendimit të gjykatës që vajza të takohej me babain, situata ishte tepër e tensionuar. Vajza kishte një lidhje të fortë emocionale me nënën dhe refuzonte të ndahej prej saj. Gjatë takimit që zgjati rreth dy orë, Feroniti në vend që të fokusohej te vajza, u mor më shumë me ish-bashkëshorten e tij, duke e fyer dhe kërcënuar. Viktima, e detyruar të jetë e pranishme, deklaron se për shkak të komunikimit kërcënues dhe ofendues, kishte realizuar një inçizim si dëshmi, ku Feroniti shprehet se do të publikojë video private të saj nëse ajo poston vajzën në Instagram në ditët kur ajo duhej të ishte me të.
Sa i përket pretendimit se ai e ka puthur ish-bashkëshorten në buzë kundër vullnetit të saj gjatë vitit 2024, i pandehuri mohon kategorikisht, duke deklaruar se një veprim i tillë nuk ka ndodhur dhe se, po të kishte ndodhur, Arbenita do ta kishte denoncuar menjëherë në polici. Ai shton se prej shkurorëzimit kanë pasur raporte të qeta, shpesh janë përshëndetur, kanë dalë për kafe bashkë me vajzën dhe madje kanë udhëtuar së bashku në Velipojë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria ka paraqitur provat e nevojshme dhe ka propozuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit.
Fero u arrestua më 11 korrik 2023 për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij.