KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komunale – mbi 2 mijë anëtarë të angazhuar

KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komunale – mbi 2 mijë anëtarë të angazhuar

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, përmes një konference për media ka bërë të ditur se çfarë procesi e pret komisionin në ditët në vijim.

Pas numërimit të rezultateve preliminare, Elezi deklaroi se ka filluar numërimi i votave për kandidatët për deputetë, duke pasuar me verifikimin e rezultateve të subjekteve politike pas numërimit të fletëvotimeve në 38 qendra komunale të numërimit.

Në këtë proces do të angazhohen mbi 2200 anëtarë të KQZ-së.

“Sipas planifikimeve, verifikimi dhe numërimi paraditen e së hënës ka filluar në Qendrat Komunale të Numërimit të 15 komunave. Ndërkaq, pasdite aktivitetet do të fillojnë në Qendrat Komunale të 23 komunave të tjera”, u shpreh Elezi para mediave.

Zëdhënësi i KQZ-së po ashtu bëri të ditur se si do të shkojë procesi i numërimit të votave të diasporës.

Ai shtoi se certifikimi i rezultateve përfundimtare zgjedhore pritet të bëhet deri më datën 6 korrik.

“Por kjo varet nga ecuria e procesit, ndërsa këto janë vetëm planifikime”, u shpreh Elezi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.