Nxënësit shqiptarë shumicë në shkollat fillore në Butel të Shkupit (TABELA)

Nxënësit shqiptarë shumicë në shkollat fillore në Butel të Shkupit (TABELA)

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë, mbi 56 për qind e nxënësve në shkollat fillore të Komunës së Butelit janë shqiptarë.

Këtë e ka bërë të ditur Faruk Nevzati, duke theksuar se nga gjithsej 5.276 nxënës që kanë ndjekur vitin shkollor 2024/2025 në shkollat fillore të kësaj komune, 2.971 nxënës, apo 56,31 për qind, janë me përkatësi etnike shqiptare.

Sipas Nevzatit, ky numër e vendos komunitetin shqiptar bindshëm në vendin e parë për nga numri i nxënësve në shkollat fillore të Komunës së Butelit, në një kohë kur shumë komuna përballen me rënie të numrit të nxënësve.

Ai vlerëson se këto të dhëna janë një tregues i rëndësishëm i ndryshimeve në strukturën demografike të komunës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.