Oda Ekonomike reagon për sul*met ndaj mediave: Dëmtojnë të drejtën për informim të qytetarëve

Oda Ekonomike e Kosovës, ka reaguar ndaj sulmeve verbale që kryeministri në detyrë Albin Kurti, bëri ndaj gazetarëve dhe televizionit Klan Kosova. Me këtë rast, OEK shpreh shqetësimin e thellë, duke i quajtur të papranueshme. “Këto sulme janë të papranueshme dhe dëmtojnë lirinë e shtypit dhe të drejtën për informim të qytetarëve, që janë thelbësore

Oda Ekonomike reagon për sul*met ndaj mediave: Dëmtojnë të drejtën për informim të qytetarëve

Oda Ekonomike e Kosovës, ka reaguar ndaj sulmeve verbale që kryeministri në detyrë Albin Kurti, bëri ndaj gazetarëve dhe televizionit Klan Kosova.

Me këtë rast, OEK shpreh shqetësimin e thellë, duke i quajtur të papranueshme.

“Këto sulme janë të papranueshme dhe dëmtojnë lirinë e shtypit dhe të drejtën për informim të qytetarëve, që janë thelbësore për funksionimin e një demokracie të shëndetshme dhe të qëndrueshme”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se Oda Ekonomike e Kosovës beson se një mjedis i hapur dhe i lirë mediatik është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe për fuqizimin e transparencës në proceset qeverisëse.

“Gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe mbajtjen e institucioneve përgjegjëse për veprimet e tyre. Sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve nuk janë vetëm një kërcënim për lirinë e shprehjes, por edhe për stabilitetin dhe përparimin e shoqërisë në tërësi”, thuhet tutje në reagim.

Oda Ekonomike e Kosovës apelon për respektimin e të drejtave të gazetarëve dhe fton institucionet e shtetit të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të lirë për punën e tyre.