Ofertë astronomike nga Arabia Saudite për Allegrin

Klubi i Arabisë Saudite, Al-Hilal, ka ofruar 90 milionë euro për tre vjet për trajnerin italian të Juventusit, Massimiliano Allegri. Kështu kanë raportuar mediat italiane të dielën. Nëse kjo marrëveshje kompletohet, Allegri do të bëhet trajneri më i paguar në botë. Allegri ka pasur kontakt me përfaqësues të Al-Hilalit në Monte Carlo këto ditë. Tekniku […]

Ofertë astronomike nga Arabia Saudite për Allegrin

Klubi i Arabisë Saudite, Al-Hilal, ka ofruar 90 milionë euro për tre vjet për trajnerin italian të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Kështu kanë raportuar mediat italiane të dielën. Nëse kjo marrëveshje kompletohet, Allegri do të bëhet trajneri më i paguar në botë.

Allegri ka pasur kontakt me përfaqësues të Al-Hilalit në Monte Carlo këto ditë.

Tekniku italian u kthye te Juventusi në vitin 2021, si zëvendësues i Andrea Pirlos. Por Allegri nuk arriti ta kthente Juventusin te titulli italian në dy edicionet e fundit.

Skuadrat e Arabisë Saudite kanë sjellë lojtarë me emër.

Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Ruben Neves janë transferuar së fundmi. Cristiano Ronaldo u transferua në muajin janar.