Opozita “përballet” me kryeministrin dhe ministrat, sot mbahet seanca e 122-të

Deputetët e opozitës do t’u bëjnë pyetje kryeministrit dhe ministrave, ndërsa Kuvendi do të mbajë seancën e tij të 122-të plenare.
Kuvendi sot do të mbajë seancën e 122-të plenare, ku pas votimit të rendit të ditës, deputetët e opozitës për dy orë do t’u parashtrojnë pyetje ministrave dhe kryeministrit.
Në rendin e ditës të seancës së 122-të janë propozim-vendimet për emërimin e anëtarit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Propozim-vendimi për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin”, për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori”, për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Nënë Tereza”, për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Kliment Ohridski”, si dhe Propozim-ligji për revizionin shtetëror në lexim të parë.
Me procedurë të shkurtuar propozohet të miratohen ndryshimet në Ligjin për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndryshimet në Ligjin për veprimtaritë komunale, ndryshimet në Ligjin për ndërtim, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për transportin rrugor, ndryshimet në Ligjin për inspektimin sanitar dhe shëndetësor, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për masat kufizuese, Propozim-vendimi për mënyrën e realizimit të intervistës, vlerësimin e plotësimit të kushteve dhe pikëzimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-vendimi për mënyrën e realizimit të intervistës, vlerësimin e plotësimit të kushteve dhe pikëzimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Propozimi për interpretim autentik të nenit 23, paragrafi 1, pika 18 të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH). (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



