Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpallet organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës

Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpallet organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 11-Të, ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike (Islamic Revolutionary Guard Corps -IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të Kosovës në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

“Ky propozim-vendim paraqet bazën ligjore dhe strategjike për shpalljen e trupave të Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste në Republikën e Kosovës. IRGC është identifikuar si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global. Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, tha Kurti.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.