OSBE/ODIHR dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia të shmangë forcën e paligjshme dhe joproporcionale!

Përshkallëzimi i dhunës mbi protestuesit në rrugët e Tiranës ka vënë në alarm zyrtarët më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve në Evropë.
OSBE/ODIHR ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku dënon përdorimin e forcës nga policia dhe kërkon hetime të menjëhershme.
Përmes një reagimi publik, ODIHR i bëri thirrje direkte organeve të zbatimit të ligjit në Shqipëri të ndalin menjëherë veprimet suproporcionale dhe arbitrare ndaj qytetarëve, duke kujtuar detyrimet ndërkombëtare të shtetit shqiptar
Reagimi zyrtar i OSCE/ODIHR:
“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të mbeten paqësore. Organet e zbatimit të ligjit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose disproporcional të forcës kundër protestuesve, dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet me shpejtësi dhe në mënyrë të pavarur.”
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



