Osmani: Funksioni partiak i tij është ngrirë, Merko duhet vet të vendosë nëse do të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se, kryetari i Strugës, Ramiz Merko, pas vendosjes në të a.q. listë të zezë të ShBA-së, duhet vet të vendosë nëse do të jep dorëheqje nga funksioni, transmeton Portalb.mk. “Mendoj se Merko duhet vet të sjellë vendim në lidhje me raportin e tij me qytetarët të cilët […]

Osmani: Funksioni partiak i tij është ngrirë, Merko duhet vet të vendosë nëse do të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se, kryetari i Strugës, Ramiz Merko, pas vendosjes në të a.q. listë të zezë të ShBA-së, duhet vet të vendosë nëse do të jep dorëheqje nga funksioni, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se Merko duhet vet të sjellë vendim në lidhje me raportin e tij me qytetarët të cilët e kanë zgjedhur. Të jem unë votues në Strugë, të ishte ai kryetar i Komunës së Çairit, do të thoja mendimin tim. Megjithatë unë nuk e kam votuar, as nuk jetoj në Strugë dhe mendoj se ajo është çështje e raportit mes kryetarit të komunës dhe qytetarët që e kanë zgjedhur. Në lidhje me funksionet partiake, funksionet shtetorë nuk kemi absolutisht hamendje në atë pjesë”, tha Osmani.

Ai theksoi se BDI ka thënë qëndrimin e vet se, kërkojnë hetim gjithëpërfshirën vendor dhe ndërkombëtar dhe aktivizim i të gjitha mekanizmave të mundshme, si dhe se janë ngrirë të gjitha pozicionet në parti.

“Ajo është përgjigjia më e mirë që mund ta themi për momentin. Kryetarët e komunave janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta. As kryeministri nuk është në zgjedhje të drejtpërdrejta, as ministrat, të gjithë ne jemi të emëruar nga Kuvendi. Ato janë zgjedhje direkte. Votuesit e tij nuk janë vetëm nga BDI, edhe maqedonas edhe shqiptarë dhe nga të gjitha partitë tjera politike. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë, mendoj se nga të gjitha reagimet e deritanishme nga rajoni, sepse ka pasur lista të zeza në Shqipëri dhe në shtete të tjera, reagim të vetëm të këtillë keni nga BDI. BDI thotë – po e pranojmë vendimin, menjëherë të aktivizohen mekanizmat, ngrihet anëtarësia në parti, vazhdoni të hetoni”, tha Osmani.

Ndryshe më 20 qershor Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon.

Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Merkos, në listën e zezë të SHBA-ve ishin edhe bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e tij.

Më 11 prill të vitit 2022 për shkeljet ligjore dhe prishje të demokracisë nëpër institucione publike, shoqëruar me korrupsionin, Departamenti i Shtetit Amerikan i shpalli nongrata edhe Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin dhe një politikane nga Bosnja.

Paraprakisht, SHBA i ka shpallur nongrata, Menduh Thaçin, Lube Boshkoskin, Xhevat Ademin dhe të tjerë.

SHBA, ka paralajmëruar se Merko nuk është i fundit që është shpallur “nongrata”, por se do të ketë edhe të tjerë.

LEXO: Merko nuk jep dorëheqje: Do të bashkëpunoj me organet e drejtësisë
LEXO: Antikorrupsioni i befasuar nga Gërkovska: Në vend që të luftojë me ne, ajo kritikon LEXO: Ramiz Merko u shpall person non grata nga Departamenti amerikan i Shtetit LEXO: Koordinatori për antikorrupsion i DASh, Nephew: Sekretari amerikan i Shtetit ka prova për përfshirjen e Merkos në korrupsion masiv LEXO: Gërkovska pret që organet gjyqësore të kuptojnë në mënyrë adekuate mesazhet e SHBA-së pas futjes së Merkos në “listën e zezë” LEXO: Ageler pas vendimit të ShBA-së për Merkon: Do të luftojmë kundër kujtdo që minon sundimin e ligjit LEXO: Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov u shpallën në listën e zezë të SHBA-së, edhe pesë tjerë të përfshirë në listën e sanksioneve