Osmani me presidenten e Sllovenisë flasin për zhvillimet e fundit në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të enjten bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Osmani ka njoftuar se me Musar ka biseduar për zhvillimet e fundit e po ashtu edhe për vizitën e saj në Kosovë. “Bisedë e shkëlqyer me presidenten Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm të Brdo-Brijunit […]

Osmani me presidenten e Sllovenisë flasin për zhvillimet e fundit në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të enjten bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Osmani ka njoftuar se me Musar ka biseduar për zhvillimet e fundit e po ashtu edhe për vizitën e saj në Kosovë.

“Bisedë e shkëlqyer me presidenten Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm të Brdo-Brijunit dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së grave, paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.