Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur faktin që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe ka shprehur shpresën se ai do të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me kushtetutën. Në njoftimin e Presidencës theksohet se Osmani i ka uruar punë të mbarë dhe në interes të vendit kryetarit të ri të Kuvendit, […] The post Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit appeared first on Albinfo.

Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur faktin që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe ka shprehur shpresën se ai do të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me kushtetutën.

Në njoftimin e Presidencës theksohet se Osmani i ka uruar punë të mbarë dhe në interes të vendit kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarëve të zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi, raporton Albinfo.ch.

“Presidentja shpreson që sa më shpejt, në pajtim me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re, të dalë nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në njoftim./Albinfo.ch/

The post Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit appeared first on Albinfo.