Osmani para disa muajve mburrej për shkollimin e vajzave në shkollë publike: Kemi dashur t`i rrisim si gjithë të tjerët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar se dy vajzat e saj tashmë po ndjekin mësimet në një shkollë elitare private, pasi mediat zbuluan se ato shkojnë atje me përcjellje të Policisë së Kosovës. Dikur, Osmani mburrej se i shkolllonte në shkollë publike. Në dhjetor të vitit të kaluar, në një intervistë për T7, ajo […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar se dy vajzat e saj tashmë po ndjekin mësimet në një shkollë elitare private, pasi mediat zbuluan se ato shkojnë atje me përcjellje të Policisë së Kosovës.
Dikur, Osmani mburrej se i shkolllonte në shkollë publike.
Në dhjetor të vitit të kaluar, në një intervistë për T7, ajo kishte thënë: “Edhe unë, edhe Prindoni kemi qenë në shkollë publike… shkolla publike na ka dhënë një bazament shumë të fort… Ajo të ndërton jo vetëm si profesionist, por edhe si njeri të përgatit më shumë për sfida.”
Kur i ishte rikujtuar mundësia për shkollim privat, Osmani kishte mohuar: “Vajzat nga fillimi, nga klasa e parë kanë qenë në shkollë publike… gjithmonë kanë qenë në shkollë publike… në shkollë të rregullt dhe në shkollë të muzikës kanë qenë në shkollë publike.”
Ajo kishte theksuar se dëshironte që fëmijët e saj të rriteshin si gjithë të tjerët.
“Kështu që, ajo ka qenë shumë me rendësi për ne që të rriten sikur të gjithë të tjerët.”
Por tani, Osmani thotë se shkollat publike përballen me probleme serioze.
Në reagimin e saj, ajo përmendi: “Përgjatë këtyre pesë viteve… edhe vajzat e mia janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë… konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër.”
Sipas saj, vendimi për ndryshimin e shkollës ishte i domosdoshëm.
“Ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë dhe për shkak të ndryshimit të lokacionit ku jetojmë, ndërkohë që shkolla “Ismail Qemali” tashmë është shumë larg nga vendbanimi ynë.”
Tutje, Osmani në konferencën e sotme reagoi ndaj raportimeve në media lidhur me shpenzimet vjetore për vajzat e saj, duke mohuar se shifra prej 15 mijë eurosh për shkollim është e saktë.
“Nuk është ai çmimi total 15 mijë euro në vit për vajzat e mia. Nuk bëj jetë luksi, por nëse nuk shpenzoj për vajzat e mia, për çka tjetër do të shpenzoja?.”, tha Oajo.
Ajo shtoi se shuma reale është më e ulët sesa po raportohet në publik.