Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës ndërtoi themelet e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe me rastin e 29-vjetorit të rënies heroike të heronjve Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha, raporton Ekonomia Online. Osmani tha se sakrifica e tyre ka ndërtuar themelet e Kosovës. “31 janari është një prej ditëve më me peshë në historinë e Republikës së Kosovës, është një

Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës ndërtoi themelet e Kosovës
osmani:-sakrifica-e-pajazitit,-zejnullahut-dhe-hoxhes-ndertoi-themelet-e-kosoves

osmani:-sakrifica-e-pajazitit,-zejnullahut-dhe-hoxhes-ndertoi-themelet-e-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe me rastin e 29-vjetorit të rënies heroike të heronjve Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se sakrifica e tyre ka ndërtuar themelet e Kosovës.

“31 janari është një prej ditëve më me peshë në historinë e Republikës së Kosovës, është një prej ditëve më frymëzuese për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është po ashtu një prej ditëve më frymëzuese për gjithë popullin e Kosovës që luftoi për liri. Në këtë ditë ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, të tre heronj të Republikës së Kosovës, duke dhënë kështu kumtin e lirisë dhe duke inspiruar një popull të tërë që të luftojë për lirinë që na ishte mohuar me shekuj. Natyrisht që kjo sakrificë e tyre ka dhënë themelet e forta të Republikës së Kosovës, themelet në të cilat edhe sot qëndron shteti ynë sovran, i pavarur, i cili u ndërtua me gjak, i cili u ndërtua me mund dhe me shumë sakrifica, ndër sakrificat më të rëndësishme që vërtet i dhanë peshë lirisë sonë dhe i japin dritë rrugës sonë përpara ishte edhe sakrifica e Zahir Pajazitit me shokë të cilët i kujtojmë sot“, tha ajo.