Osmani takohet me Orav, paralajmërojnë një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të BE’së në javët dhe muajt në vijim

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka folur lidhur me procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja. Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se në javët dhe muajt në vijim në Kosovë priten një sërë

Osmani takohet me Orav, paralajmërojnë një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të BE’së në javët dhe muajt në vijim

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka folur lidhur me procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se në javët dhe muajt në vijim në Kosovë priten një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, shkruan

“Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të  bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Edhe në këtë takim, Osmani ka kërkuar largimin e masave ndëshkuese që BE’ja ka vendosur ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit, me fokus të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Kosovës.  Me këtë rast, Presidentja Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.