Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit
Presidentja Vjosa Osmani, duke uruar 7 Marsin, tha se mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit. Osmani në këtë ditë kujtoi themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, të cilin e përshkroi si “një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa
Presidentja Vjosa Osmani, duke uruar 7 Marsin, tha se mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit.
Osmani në këtë ditë kujtoi themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, të cilin e përshkroi si “një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm”.
“Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit. Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik!Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesve!”.