Europa kërkon paqe plotë/ “Mirëpresim telefonatën, por Ukraina duhet në tryezë”
Europa mirëpriti një armëpushim 30-ditor në insfrastrukturën energjetike të Ukrainës, për të cilin Vladimir Putin ra dakord gjatë një telefonate me Donald Trump. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se hapat e parë janë vendosur, por objektivi duhet të mbetet I njëjtë, një armëpushim solid. Sipas Macron, kjo nuk mund të arrihet pa e pasur Ukrainën [...]Read More...

Europa mirëpriti një armëpushim 30-ditor në insfrastrukturën energjetike të Ukrainës, për të cilin Vladimir Putin ra dakord gjatë një telefonate me Donald Trump.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se hapat e parë janë vendosur, por objektivi duhet të mbetet I njëjtë, një armëpushim solid.
Sipas Macron, kjo nuk mund të arrihet pa e pasur Ukrainën në tryezën e negociatave.
Kancelari gjerman në largim Olaf Scholz vlerësoi gjithashtu idenë e armëpushimit të pjesëshëm, por theksoi se hapi tjetër duhet të jetë armëpushimi I plotë, sa më shpejt të jetë e mundur.
Ashtu si Macron, ai tha se nuk mund të ketë vendime për luftën pa Ukrainën.
Zyra e kryeministrit britanik Keri Starmer mirëpriti progresin që Trump ka bërë drejt një armëpushimin, por gjithashtu theksoi se negociatat duhet të çojnë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.
Britania konfirmoi mbështetjen për Kievin për aq kohë sa duhet për të siguruar se Rusia nuk do të nisë më kurrë një pushtim të paligjshëm.
Ndërkohë kryeministrja italiane Giorgia Meloni në reagimin e saj me herët kritikoi planet për të vendosur trupa në Ukrainë, edhe pse konfirmoi mbështetjen e vendit të saj për popullin ukrainas dhe dënimin e agresionit rus./abcnews.al