E bujshme: Nico Paz afër të arrijë marrëveshje me gjiganti italian

Sipas Nicolo Schira , Interi po punon për të siguruar Nico Paz, me mesfushorin 20-vjeçar argjentinas që shpreh dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit zikaltër. Aktualisht i huazuar te skuadra e Serie A Como, Paz ka bërë përshtypje dhe tani është një objektiv kyç për Interin. Corriere dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik […]

E bujshme: Nico Paz afër të arrijë marrëveshje me gjiganti italian

Sipas Nicolo Schira , Interi po punon për të siguruar Nico Paz, me mesfushorin 20-vjeçar argjentinas që shpreh dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit zikaltër.

Aktualisht i huazuar te skuadra e Serie A Como, Paz ka bërë përshtypje dhe tani është një objektiv kyç për Interin.

Corriere dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Nico Paz ka arritur marrëveshje tashmë me zikaltërit.

Inter planifikon të hapë bisedimet me Real Madridin dhe Como së shpejti.

Pengesa kryesore është klauzola e kthimit prej 9 milionë eurosh të Real Madridit, e cila mund të aktivizohet këtë verë.

Como, i etur për të mbajtur Pazin, ka ofruar nga 15 deri në 20 milionë euro për të hequr klauzolën.

Pavarësisht kësaj, Interi është i vendosur të vazhdojë me ndjekjen e tyre.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare në përpjekjet e Interit për ta siguruar atë, me Paz që këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.