Osmani vazhdon takimet për ngërçin politik, pret Duda Baljen

Duda Balje nga partia boshnjake, “Socijaldemokratska”, ka qenë politikanja e radhës që është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ky takim u mbajt në vazhdën e takime me krerët e partive politike për ngërçin politik pas 41 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Osmani sot priti kreun e Listës GUXO, Faton Peci,  kryetarin […] The post Osmani vazhdon takimet për ngërçin politik, pret Duda Baljen appeared first on Albinfo.

Osmani vazhdon takimet për ngërçin politik, pret Duda Baljen

Duda Balje nga partia boshnjake, “Socijaldemokratska”, ka qenë politikanja e radhës që është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ky takim u mbajt në vazhdën e takime me krerët e partive politike për ngërçin politik pas 41 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Osmani sot priti kreun e Listës GUXO, Faton Peci,  kryetarin e “Za Slobodu Pravdu i Opstanak” nga komuniteti serb, Nenad Rashiq dhe kryetarin e Kosova Demokratik Türk Partisi, Fikrim Damka

Ndërkaq, dje ishte takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka specifikuar që legjislatura e nëntë duhet të formohet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.

The post Osmani vazhdon takimet për ngërçin politik, pret Duda Baljen appeared first on Albinfo.