OVL-UÇK: Specialja të japë një raport të qartë mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi. Në reagimin e tyre thuhet se janë të indinjuar me heshtjen e institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tyre nuk po reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe po ashtu që nuk po

OVL-UÇK: Specialja të japë një raport të qartë mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në reagimin e tyre thuhet se janë të indinjuar me heshtjen e institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tyre nuk po reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe po ashtu që nuk po e mbajnë opinionin publik të informuar për gjendjen shëndetësore të tyre.

“Kërkojmë nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë dhe zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim që mbi katër vite”, thuhet në reagimin e tyre.

“Lufta jonë ishte një luftë e pastër, çlirimtare, e cila ishte në përputhje me të gjitha Konventat e Gjenevës. Kemi qenë kundër dhe jemi ende kundër kësaj gjykate, mirëpo jemi thellësisht të brengosur me trajtimin që po përjetojnë krerët e UÇK-së, veçanërisht kohët e fundit, kur gjykata refuzoi dhënien e lejes për vizitë të babait të sëmurë të ish-presidentit Thaçi. Njëkohësisht, jemi thellësisht të brengosur edhe për gjendjen shëndetësore të z. Hashim Thaçi dhe refuzimin e dhënies së informacioneve zyrtare lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Prandaj, me anë të këtij reagimi, kërkojmë nga organet kompetente, si ato vendore ashtu edhe ndërkombëtare, që ta kenë parasysh situatën, të kërkojnë dhe të reagojnë lidhur me gjendjen e krijuar”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë të martën  dhe sot, Thaçi nuk ishte në seancë në Hagë për shkak se kishte përkeqësim të gjendjes shëndetësore.