Pa Champions, pa panik: Milan mbetet ‘i hekurt’ financiarisht

Pavarësisht mungesës në Kupat e Europës për sezonin 2025-26, situata financiare e AC Milan mbetet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi i kuqezinjve – në pronësi të RedBird Capital – ka ruajtur stabilitetin ekonomik falë një menaxhimi të kujdesshëm dhe politikës së balancuar mes investimeve dhe shitjeve. Gjatë dy sezoneve […]

Pa Champions, pa panik: Milan mbetet ‘i hekurt’ financiarisht

Pavarësisht mungesës në Kupat e Europës për sezonin 2025-26, situata financiare e AC Milan mbetet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi i kuqezinjve – në pronësi të RedBird Capital – ka ruajtur stabilitetin ekonomik falë një menaxhimi të kujdesshëm dhe politikës së balancuar mes investimeve dhe shitjeve.

Gjatë dy sezoneve të fundit, Milan ka publikuar dy bilance pozitive radhazi, një fakt i rrallë për futbollin italian. Investime mbi 100 milionë euro në vit janë bërë të mundura pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga pronari Gerry Cardinale, përveç një injeksioni prej 55 milionë eurosh të destinuar vetëm për projektin e stadiumit të ri, përcjell ORAinfo.

Shitja e Sandro Tonalit te Newcastle (48 milionë euro) ishte vendimtare për të mbyllur sezonin 2023-24 me fitim, ndërsa pritet që kartoni i Tijjani Reijnders të luajë një rol të ngjashëm në bilancin e sezonit aktual. Megjithatë, mungesa në garat evropiane do të shkaktojë një rënie prej rreth 80 milionë eurosh në të ardhura në sezonin e ardhshëm.

Shitja e mundshme e Theo Hernandez pritet të mbulojë vetëm një pjesë të këtij deficiti, ndërsa lëvizje të tjera në merkato priten për të ruajtur ekuilibrin financiar. Lajmi pozitiv është se vlera neto e klubit qëndron mbi 200 milionë euro, duke garantuar një “kushtrim sigurie” edhe në rast të një humbjeje të përkohshme.

Në këtë kuadër, Milani do të vazhdojë të ndjekë filozofinë e tij të investimeve strategjike te lojtarë të rinj me potencial, siç është rasti i Samuele Ricci (23 vjeç), një profil që i përshtatet modelit të preferuar të RedBird për zhvillim dhe valorizim të aseteve. /ORAinfo/