Pa marrëveshje politike – Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit
Deputetët edhe sot do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të arrijnë konsituimin e tij. Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën Lëvizja Vetëvendosje pas dështimit të radhës së Albulena Haxhiut për t’i mbledhur 61 vota, propozimi i këtij subjekti politik për kryekuvendar e ndryshoi. Ishte Donika Gërvalla e propozuara e radhës nga

Deputetët edhe sot do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të arrijnë konsituimin e tij.
Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën Lëvizja Vetëvendosje pas dështimit të radhës së Albulena Haxhiut për t’i mbledhur 61 vota, propozimi i këtij subjekti politik për kryekuvendar e ndryshoi.
Ishte Donika Gërvalla e propozuara e radhës nga VV-ja që ra ndesh po me të njëjtin fat si të Haxhiut.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk voton asnjë kandidat për kryeparlamentar që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Edhe LDK ka bërë të qarta qëndrimet e saja, derisa AAK bëri të ditur se janë gati të votojnë 20 kandidatë të Vetëvendosjes.