Pamje nga aksidenti i rëndë në Vranidoll, policia del me apel shoferët që ngasin makinën në shi
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vranidoll. Një makinë është përplasur në rrethojat e sigurisë rrugore, e pastaj në shtyllën elektrike. Nuk dihet nëse ka të lënduar. Në fotografi shihet makina e dëmtuar. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha të shiut

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vranidoll. Një makinë është përplasur në rrethojat e sigurisë rrugore, e pastaj në shtyllën elektrike. Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në fotografi shihet makina e dëmtuar. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha të shiut në disa zona të Kosovës. Me këtë rast, Policia e Kosovës ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së veturës dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.