Papa bisedon me Abbasin për luftën në Gazë
Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Vatikani më 21 korrik. Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes dy udhëheqësve që kur Leoni u zgjodh në krye të Kishës Katolike. “Ati i Shenjtë ka përsëritur thirrjen [...]Read More...

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Vatikani më 21 korrik.
Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes dy udhëheqësve që kur Leoni u zgjodh në krye të Kishës Katolike.
“Ati i Shenjtë ka përsëritur thirrjen e tij që ligji humanitar ndërkombëtar të respektohet plotësisht, duke theksuar veçmas obligimin për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta, ndalimin e forcës disproporcionale dhe transferimin me forcë të popullatës”, tha Vatikani.
Papa po ashtu tha se “ka nevojë urgjente për ofrimin e ndihmës për më të cenueshmit si pasojë e konfliktit dhe lejimin e ndihmës humanitare”.
Kjo bisedë u zhvillua pasi fundjavën e kaluar, Papa bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë pas një sulmi ajror izraelit goditi Kishën e vetme Katolike në Gazë, duke vrarë tre persona.