Papunësia vazhdon të rritet në Gjermani
Së fundmi Instituti i Mynihut Ifo vlerëson se inflacioni në Gjermani nuk do të shënojë rënie të shpejtë, duke pasur parasysh planet e çmimeve të ekonomisë gjermane, përcjell albinfo.ch. Referuar ekspertëve, inflacionit do të jetë rreth 2.5% në muajt e ardhshëm, gjë që është më lartë sesa janë synimet e Bankës Qendrore Evropiane. Edhe kur […] The post Papunësia vazhdon të rritet në Gjermani appeared first on Albinfo.

Së fundmi Instituti i Mynihut Ifo vlerëson se inflacioni në Gjermani nuk do të shënojë rënie të shpejtë, duke pasur parasysh planet e çmimeve të ekonomisë gjermane, përcjell albinfo.ch.
Referuar ekspertëve, inflacionit do të jetë rreth 2.5% në muajt e ardhshëm, gjë që është më lartë sesa janë synimet e Bankës Qendrore Evropiane.
Edhe kur është fjala për papunësinë, nuk ka lajme të mira në fillim të këtij viti. Papunësia në Gjermani ka arritur këtë muaj nivelin rekord në dhjetë vitet e fundit. Në janar 2025 në Gjermani ka pasur gati tre milionë njerëz të papunë, më saktësisht 2.993.000, persona të regjistruar, që është 186.000 më shumë se në dhjetor të vitit 2024.
Enti federal kumtoi se papunësia në Gjermani ka arritur tani nivelin prej 6,4%, që është 0,4 më shumë se një muaj më parë dhe është niveli më i lart i papunësisë në dhjetë vjetët e fundit.
The post Papunësia vazhdon të rritet në Gjermani appeared first on Albinfo.