‘Paqe e krijuar kundër vullnetit të Ukrainës, e përkohshme’, Daci: Putin, i vendosur për të realizuar objektivat e tij
Politolog Alban Daci komentoi takimin mes presidentit amerikan dhe presidentit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë. Daci tha se Putini është i qartë dhe i vendosur për të arritur objektivat e tyre. Daci vijoi duke thënë se Putin kërkon të ketë rol dominues në bisedimet për paqe. “Të gjithë flasin për një marrëveshje paqeje. Putin jo [...]Read More...

Politolog Alban Daci komentoi takimin mes presidentit amerikan dhe presidentit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë. Daci tha se Putini është i qartë dhe i vendosur për të arritur objektivat e tyre. Daci vijoi duke thënë se Putin kërkon të ketë rol dominues në bisedimet për paqe.
“Të gjithë flasin për një marrëveshje paqeje. Putin jo vetëm që është i qartë, por është i vendosur për të arritur objektivat e tij, objektivat e Rusisë janë të kahershme.
Ajo që duhet të ndodh është që në takimin në Shtëpinë e Bardhë, ishte reagimi i kancelarit gjerman i cili vendosi të bëj kërkesën imediate si kusht që të vihet armëpushimi i menjëhershëm që bisedimet të ishin më të shëndosha. Armëpushimi është garancia fillestare për të vijuar diskutimet.
Putin kërkon të fitojë sa më shumë në bisedimet për paqe dhe kërkon të ketë rol dominues.”
Më tej, lidhur me një paqe në horizont, Daci tha se çdo paqe e krijuar kundër vullnetit të Ukrainës është e përkohshme dhe lë gjithmonë derë të hapur për një luftë të rradhës.
“Një paqe në këtë lloj forme kundër vullnetit të Ukrainës duke mos respektuar përpjekjet tre shekullore për të qenë një shtet i pavarur, do të jetë një paqe e përkohshme dhe do të lërë gjithmonë të hapur derën për një luftë të rradhës.” / abcnews.al /