Paraditja me diell, pasditja sjell vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte (në tërësi) relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet për të gjithë javën me kthjellime por duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet […] The post Paraditja me diell, pasditja sjell vranësira dhe reshje shiu në këto zona appeared first on Newsbomb Albania.

Paraditja me diell, pasditja sjell vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte (në tërësi) relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet për të gjithë javën me kthjellime por duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat e dendura do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet kodrinore dhe malore të vendit. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar.

Për shkak rrezatimit të fortë diellor kombinuar me lagështirën në ajër reshjet konvektive të kësaj periudhe në disa zona do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave të rrëmbyeshme. Këto reshje zakonisht shoqërohen edhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

The post Paraditja me diell, pasditja sjell vranësira dhe reshje shiu në këto zona appeared first on Newsbomb Albania.