ATK paralajmëron pronarët e banesave me qira: Deklaroni të ardhurat ose përballuni me masa ligjore

ATK intensifikon kontrollin mbi pronat me qira: Deklaroni ose përballeni me pasoja
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka nisur një fushatë të rreptë kundër pronarëve që nuk deklarojnë të ardhurat nga dhënia me qira e pronave, duke u bërë thirrje të gjithë personave fizikë që realizojnë të tilla të ardhura – përfshirë edhe përmes platformave elektronike si Airbnb – të përmbushin detyrimet tatimore sipas ligjit.
Njoftimi i ATK-së synon të nxisë përmbushjen vullnetare të obligimeve tatimore dhe të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithë tatimpaguesit në Kosovë.
ATK u bën thirrje të gjithë personave që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave dhe që ende nuk i kanë deklaruar ato, që sa më parë të:
- Regjistrohen pranë ATK-së dhe marrin Numër Fiskal, nëse nuk janë të regjistruar;
- Deklarojnë të ardhurat e realizuara nga qira;
- Pagojnë detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
Njoftimi i plotë i ATK-së
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka konstatuar se një numër i konsiderueshëm i pronarëve nuk kanë deklaruar të ardhurat nga qiraja e banesave, shtëpive ose pronave të tjera, duke përfshirë edhe ato të dhëna përmes platformave elektronike si Airbnb.
ATK ka analizuar të dhënat dhe informacionet në dispozicion dhe ka konstatuar se shumë persona kanë realizuar të ardhura nga qira, por nuk janë regjistruar në sistemin tatimor, nuk kanë deklaruar këto të ardhura dhe nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre tatimore.
Për këtë arsye, ATK u bën thirrje të gjithë personave që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave dhe që ende nuk i kanë deklaruar ato, që sa më parë të përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre tatimore duke:
- Regjistruar veten pranë ATK-së dhe marrë Numër Fiskal;
- Deklaruar të ardhurat e realizuara;
- Paguar detyrimet tatimore sipas ligjit.
ATK thekson se disponon informacione, të dhëna dhe prova që mundësojnë identifikimin e personave që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave. Nëse këta persona nuk përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre, ATK do të ndërmarrë veprime të ndryshme, duke përfshirë:
- Regjistrimin sipas detyrës zyrtare;
- Vlerësimin e detyrimeve tatimore bazuar në informacionet e disponueshme;
- Ngarkimin e interesave dhe gjobave;
- Ndërmarrjen e masave administrative dhe ligjore të parashikuara.
ATK mbetet e përkushtuar në promovimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të të gjithë tatimpaguesve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për informata shtesë lidhur me regjistrimin, deklarimin dhe pagesën e tatimeve, tatimpaguesit mund të kontaktojnë ATK-në përmes kanaleve zyrtare të komunikimit ose të vizitojnë zyrat më të afërta të ATK-së.
Përmbushja vullnetare e detyrimeve tatimore është zgjedhja më e mirë për të gjithë pronarët e pronave me qira.
Me pak fjalë
ATK ka nisur një fushatë kundër pronarëve që nuk deklarojnë të ardhurat nga qiraja e pronave. ATK u bën thirrje të gjithë personave që kanë të ardhura nga qiraja të regjistrohen, të deklarojnë të ardhurat dhe të pagojnë tatimet. Nëse nuk përmbushin detyrimet, ATK do të ndërmarrë masa ligjore duke përfshirë gjoba dhe interesat.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



