Paraqitje që ndryshoi gjithçka – vendimi i Milanit trondit merkaton
Noah Okafor po fiton terren te AC Milan pas një parasezoni mbresëlënës, duke u shndërruar në një kandidat serioz për të qëndruar në skuadër për sezonin e ri. Sulmuesi zviceran u kthye në “San Siro” pasi huazimi i tij te Napoli nuk u konkretizua me blerje, përkundër klauzolës prej 23 milionë eurosh. Megjithatë, forma e […]

Noah Okafor po fiton terren te AC Milan pas një parasezoni mbresëlënës, duke u shndërruar në një kandidat serioz për të qëndruar në skuadër për sezonin e ri.
Sulmuesi zviceran u kthye në “San Siro” pasi huazimi i tij te Napoli nuk u konkretizua me blerje, përkundër klauzolës prej 23 milionë eurosh. Megjithatë, forma e tij në ndeshjet e fundit miqësore kundër Liverpool dhe Perth Glory ka bërë që stafi teknik të rishqyrtojë të ardhmen e tij.
Sipas asaj që raporton Sky Sport, Milani nuk është i interesuar për një tjetër huazim të Okafor. Klubi do të shqyrtojë vetëm oferta për një transferim të përhershëm, me një çmim të vendosur rreth 15 milionë euro – shifër kjo e ngjashme me atë që Rossonerët paguan për ta transferuar nga Red Bull Salzburg, trnameton ORAinfo.
Aktualisht, tekniku Massimiliano Allegri (nëse mbetet në detyrë) po e sheh Okaforin si një alternativë të vlefshme në ofensivë, falë shkathtësisë dhe përshtatshmërisë së tij në disa pozicione.
Nëse nuk vjen ndonjë ofertë bindëse për blerje, gjasat janë që Okafor të mbetet pjesë e Milanit edhe për sezonin 2025/26, duke luftuar për më shumë minuta dhe rol më të madh në ekip.