Pas analizave të ujit në pishinën e Gërmisë, IKSHP njofton se është rikthyer brenda parametrave për larje

KSHP ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit në mostrën e marrë më 23 korrik, uji i pishinës  tashmë është rikthyer tek parametrat të cilët janë të paraparë në rregulloret për pishinat. Monitorimi i gjendjes së ujit do të vazhdojë. “Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra me datë

Pas analizave të ujit në pishinën e Gërmisë, IKSHP njofton se është rikthyer brenda parametrave për larje

KSHP ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit në mostrën e marrë më 23 korrik, uji i pishinës  tashmë është rikthyer tek parametrat të cilët janë të paraparë në rregulloret për pishinat.

Monitorimi i gjendjes së ujit do të vazhdojë.

“Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina.Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, njofton IKSHP.