Pas Indisë, Trump thirrje edhe Kinës për të mos blerë naftë ruse
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u ka bërë thirrje Kinës dhe Indisë që të ndalin blerjen e naftës nga Rusia, duke thënë se përmes kësaj po ndihmojnë financiarisht luftën e Kremlinit kundër Ukrainës. Trump e ka ngritur këtë çështje në kuadër të përpjekjeve për ta shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin, që të pranojë [...]Read More...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u ka bërë thirrje Kinës dhe Indisë që të ndalin blerjen e naftës nga Rusia, duke thënë se përmes kësaj po ndihmojnë financiarisht luftën e Kremlinit kundër Ukrainës.
Trump e ka ngritur këtë çështje në kuadër të përpjekjeve për ta shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin, që të pranojë një armëpushim.
Megjithatë, nafta e lirë ruse u sjell përfitime rafinerive në Kinë dhe Indi, duke përmbushur njëkohësisht nevojat e tyre energjetike, dhe këto vende nuk kanë shfaqur vullnet për ndaljen e kësaj praktike.
Pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ndalur importet detare të naftës ruse nga janari i vitit 2023, Kina, India dhe Turqia janë kthyer në përfituesit kryesorë të kësaj nafte.
Që atëherë, Kina është bërë blerësja më e madhe e energjisë ruse, me afër 219.5 miliardë dollarë të harxhuara për naftë, gaz dhe qymyr. India ka shpenzuar 133.4 miliardë dollarë, ndërsa Turqia 90.3 miliardë dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga Shkolla e Ekonomisë në Kiev. Para nisjes së pushtimit të Ukrainës, India importonte shumë pak naftë nga Rusia.