Pas mbledhjes së kryesisë, deklarohen nga LDK: Nuk bashkëpunojmë me partinë në pushtet

Pas takimit pesë orësh lidhur me pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).  Nga kjo parti kanë theksuar se pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, LDK-ja nuk ka pasur asnjë takim me asnjë parti tjetër, duke përfshirë partinë në pushtet dhe sipas tyre

Pas mbledhjes së kryesisë, deklarohen nga LDK: Nuk bashkëpunojmë me partinë në pushtet

Pas takimit pesë orësh lidhur me pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). 

Nga kjo parti kanë theksuar se pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, LDK-ja nuk ka pasur asnjë takim me asnjë parti tjetër, duke përfshirë partinë në pushtet dhe sipas tyre nuk do të jenë pjesë e asnjë qeverie pa pozicionin e kryeministrit, transmeton Front Online.

“Kryetari Abdixhiku po ashtu theksoi se nuk ka pasuar asnjë takim me partinë në pushtet dhe asnjë parti tjetër. LDK mesazhin dhe pozicionin e saj e ka të qartë, dhe ashtu siç ka thënë edhe më herët që nuk bashkëpunon me partinë në pushtet; po ashtu në asnjë rrethanë nuk është pjesë e çfardo zgjidhje ku nuk udhëheqë me Qeverinë. Ndërsa Kryesia gjithashtu ka vendosur që LDK nuk synon të punoj për një Qeveri afatshkurte, pasi që e vlerëson se një gjë e tillë nuk sjellë stabilitet qeveritar”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës tani është e fokusuar të rikthehet në angazhimin e saj drejt zgjedhjeve lokale, më e fuqishme dhe drejt synimit të saj për rritjen e rezultatit elektoral. Me një punë të madhe, LDK është e vendosur të fitojë besimin e qytetarëve dhe të rrisë numrin e komunave nën udhëheqjen e saj”, thuhet tutje në reagim./Front Online/

Deklarata e plotë:

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth rezultatit zgjedhor të LDK-së, performancës nëpër degë të Kosovës, performancës së degëve në mërgatë si dhe pozicionit politik të LDK-së pas rezultatit final, thuhet në njoftim.

Nën udhëheqjen e kryetarit, dr. Lumir Abdixhiku, sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë mbledhjes u diskutua rreth rezultatit zgjedhor të LDK-së, performancës nëpër degë të Kosovës, performancës së degëve në mërgatë si dhe pozicionit politik të LDK-së pas rezultatit final.

Ashtu siç dhe e theksoi kryetari Abdixhiku në konferencën pas këtij takimi të gjatë, Kryesia ka vlerësuar pozitiv dhe në rritje rezultatin e Lidhjes Demokratike pas procesit zgjedhor, si rezultat të mbarë dhe stabil për vetë partinë, ndërsa LDK do të angazhohet maksimalisht që kjo trajektore e rritjes të vazhdojë.

Kryetari Abdixhiku po ashtu theksoi se nuk ka pasuar asnjë takim me partinë në pushtet dhe asnjë parti tjetër. LDK mesazhin dhe pozicionin e saj e ka të qartë, dhe ashtu siç ka thënë edhe më herët që nuk bashkëpunon me partinë në pushtet; po ashtu në asnjë rrethanë nuk është pjesë e çfardo zgjidhje ku nuk udhëheqë me Qeverinë. Ndërsa Kryesia gjithashtu ka vendosur që LDK nuk synon të punoj për një Qeveri afatshkurte, pasi që e vlerëson se një gjë e tillë nuk sjellë stabilitet qeveritar.

Lidhja Demokratike e Kosovës tani është e fokusuar të rikthehet në angazhimin e saj drejt zgjedhjeve lokale, më e fuqishme dhe drejt synimit të saj për rritjen e rezultatit elektoral. Me një punë të madhe, LDK është e vendosur të fitojë besimin e qytetarëve dhe të rrisë numrin e komunave nën udhëheqjen e saj.