Pas Prattipatit, Osmani pret në takim edhe ambasadorin britanik për zhvillimet në Kuvend

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Presidenca tha se temë diskutimi mes tyre kanë qenë zhvillimet e fundit në lidhje me konstituimin e Kuvendit. “Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të

Pas Prattipatit, Osmani pret në takim edhe ambasadorin britanik për zhvillimet në Kuvend

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Presidenca tha se temë diskutimi mes tyre kanë qenë zhvillimet e fundit në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Pak më herët, Osmani e ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Presidenca tha se u diskutuan “zhvillimet e fundit”. Në fokus, u tha se ishin “hapat drejt konstituimit të Kuvendit”.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, njoftoi Presidenca.