Peci: Mirëmëngjes nga qeveria kujdestare në detyrë, e cila “edhe në këto rrethana” e ka prioritet vetëm Kosovën

Ministri “i dorëhequr”, Faton Peci, ka tentuar të ironizojë me situatën e krijuar në Kuvend ku opozita po i kërkon anëtarëve të kabinetit që kanë fituar mandate në Kuvend të japin dorëheqje, sipas ligjit. Duke e quajtur qeverinë “kujdestare”, ai ka publikuar disa vendime që i kanë marrë e që tha se janë tregues se

Peci: Mirëmëngjes nga qeveria kujdestare në detyrë, e cila “edhe në këto rrethana” e ka prioritet vetëm Kosovën

Ministri “i dorëhequr”, Faton Peci, ka tentuar të ironizojë me situatën e krijuar në Kuvend ku opozita po i kërkon anëtarëve të kabinetit që kanë fituar mandate në Kuvend të japin dorëheqje, sipas ligjit.

Duke e quajtur qeverinë “kujdestare”, ai ka publikuar disa vendime që i kanë marrë e që tha se janë tregues se ata e kanë “prioritet vetëm Kosovën”.

“Mirëmëngjes nga Qeveria kujdestare, në detyrë e cila edhe në këto rrethana, ka prioritet vetëm Kosovën”, ka shkruar ai.

Edhe dje nuk u arrrit konstituimi i Legjislaturës së Nëntë pasi PDK, LDK dhe AAK thanë se nuk kanë ndërruar qëndrim, ndërsa raporti i Komisionit për kuorumin dhe verifikimin e mandateve nuk u hodh as në votim.