Peci për bisedimet me Nismën: ‘Shpresa vdes e fundit’, unë them që shpresa nuk vdes kurrë
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ofruar një marrëveshje të favorshme për Nismën Socialdemokrate, me qëllim të përfshirjes së saj në qeverinë e ardhshme. “Shpresa vdes e fundit, unë them që shpresa nuk vdes kurrë. Mendoj se, sipas informacionit që kemi, oferta e kryeministrit ndaj

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ofruar një marrëveshje të favorshme për Nismën Socialdemokrate, me qëllim të përfshirjes së saj në qeverinë e ardhshme.
“Shpresa vdes e fundit, unë them që shpresa nuk vdes kurrë. Mendoj se, sipas informacionit që kemi, oferta e kryeministrit ndaj Nismës ka qenë mjaft gjeneroze, që ata të marrin pozicione të rëndësishme në qeverinë e ardhshme. Bëhet fjalë për disa pozicione”, theksoi ministri në detyrë.
Tutje, Peci ka thënë se kërkesën e presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese e sheh nga prizmi pozitiv.
“Presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Unë jam njëri nga ata që nuk kam arritur të kuptoj pse ka dalë me një vlerësim të tillë, për shkak se, në afatin kohor kur është bërë publik vendimi, ne vetë i kishim të shfrytëzuara vetëm 30 ditë nga data 15 prill. Presidentja i ka dhënë një shans, duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese që e ka, edhe për të korigjuar këtë pikë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Unë e shoh këtë në frymën dhe prizmin pozitiv”, tha ai.