Pejë: Një person bie në gropën ku po hapej bunari
Një person në fshatin Lybeniq të Pejës ka rënë në gropën ku po hapej një bunar, në afërsi të varrezave të fshatit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se thellësia ka qenë e madhe. “Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se

Një person në fshatin Lybeniq të Pejës ka rënë në gropën ku po hapej një bunar, në afërsi të varrezave të fshatit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se thellësia ka qenë e madhe.
“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv