Pekini mohon akuzat e Zelenskyt për ushtarë kinezë në frontin e luftës

Kina ka mohuar akuzat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili deklaroi se shtetas kinezë po luftojnë përkrah Rusisë në luftën në Ukrainë dhe se Pekini është në dijeni të këtij fenomeni. Zelensky tha se autoritetet ukrainase kanë identifikuar 155 shtetas kinezë të përfshirë në luftime, duke iu referuar një videoje të publikuar nga ushtria [...]Read More...

Pekini mohon akuzat e Zelenskyt për ushtarë kinezë në frontin e luftës

Kina ka mohuar akuzat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili deklaroi se shtetas kinezë po luftojnë përkrah Rusisë në luftën në Ukrainë dhe se Pekini është në dijeni të këtij fenomeni.

Zelensky tha se autoritetet ukrainase kanë identifikuar 155 shtetas kinezë të përfshirë në luftime, duke iu referuar një videoje të publikuar nga ushtria ukrainase ku shfaqen dy mercenarë të dyshuar kinezë të kapur në rajonin lindor të Donjeckut.

Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, reagoi duke thënë: “Ne këshillojmë palët përkatëse të njohin saktë dhe qartë rolin e Kinës dhe të shmangin komentet e papërgjegjshme.”

Jian nuk e përmendi në mënyrë të drejtpërdrejtë Zelenskyn apo Ukrainën, por deklarata shihet si përgjigje ndaj kritikave të Kievit.

Zelensky deklaroi se luftëtarët kinezë janë shtetas të një vendi që e di se ata po luftojnë në territorin ukrainas, kundër ukrainasve, dhe se Pekini nuk mund të jetë i painformuar për këtë.

Sipas burimeve të ndryshme: Një databazë e spitalit ushtarak rus, konfirmon se shtetas kinezë janë plagosur duke shërbyer pranë trupave ruse.

Postime në media sociale në gjuhën ruse dhe kineze kanë treguar më parë për pjesëmarrje të kinezëve si mercenarë në anën e Rusisë. Mendohet se mbi 100 shtetas kinezë mund të jenë përfshirë në luftimet.

Zelensky nuk ka konfirmuar nëse Kina ka dhënë urdhra të drejtpërdrejtë për këta mercenarë, por pretendon se autoritetet kineze janë të vetëdijshme për pjesëmarrjen e tyre. Ai shton se motivimi i tyre mund të jetë financiar apo politik, por kjo do të zbulohet me kohën.

Ky është rasti i parë kur Ukraina publikon akuza të drejtpërdrejta ndaj Kinës për përfshirje të shtetasve të saj në luftë, duke shënuar një përkeqësim të dukshëm në marrëdhëniet Kiev–Pekin.

/ abcnews.al