Pengjet izraelite të dobësuar dhe të rraskapitur/ Franca dhe Gjermania reagojnë ashpër ndaj Hamasit pas publikimit të pamjeve
Pas Francës edhe Gjermania ka dënuar ashpër Hamasin pas videove të publikuara të pengjeve izraelitet, që dukeshin të dobësuar dhe të rraskapitur. Më herët Macron në një qëndrim të ashpër u shpreh se pamjet e publikuara tregojnë qartë mizorinë e Hamasit dhe se menjëhrë duhet të ndërhyhet për lirimin e pengjeve. I të njëjtit qëndrim [...]Read More...

Pas Francës edhe Gjermania ka dënuar ashpër Hamasin pas videove të publikuara të pengjeve izraelitet, që dukeshin të dobësuar dhe të rraskapitur.
Më herët Macron në një qëndrim të ashpër u shpreh se pamjet e publikuara tregojnë qartë mizorinë e Hamasit dhe se menjëhrë duhet të ndërhyhet për lirimin e pengjeve.
I të njëjtit qëndrim ka qenë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz i cili është shprehur i tronditur pas videove të publikuara të pengjeve izraelite.
“Hamasi nuk ka më një rol për të luajtur në të ardhmen e Gazës. Por “Izraeli nuk do t’i përgjigjet cinizmit të Hamasit dhe duhet të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare”, ka thënë ndër të tjera Merz.