Për 12 vjet, projekti zviceran punësoi shumë të rinj në Shqipëri

Gjatë 12 viteve të zbatimit të tij, projekti zviceran RISIAlbania  dha një kontribut të rëndësishëm për punësimin e të rinjve dhe tregun e punës në Shqipëri, përcjell albinfo.ch. Rezultatet e tij, veçanërisht në fushat e mëposhtme, vlerësohen gjerësisht, siç dëshmohet nga shumë rrëfime të partnerëve dhe përfituesve: Menaxhim i cilësisë për më shumë eksporte dhe […] The post Për 12 vjet, projekti zviceran punësoi shumë të rinj në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Për 12 vjet, projekti zviceran punësoi shumë të rinj në Shqipëri

Gjatë 12 viteve të zbatimit të tij, projekti zviceran RISIAlbania  dha një kontribut të rëndësishëm për punësimin e të rinjve dhe tregun e punës në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Rezultatet e tij, veçanërisht në fushat e mëposhtme, vlerësohen gjerësisht, siç dëshmohet nga shumë rrëfime të partnerëve dhe përfituesve:

Menaxhim i cilësisë për më shumë eksporte dhe konkurrueshmëri

Orientim karriere për të rinjtë

Institucione më të forta dhe politika më të mira për punësimin

Impakti, inovacionet dhe modelet e qëndrueshme të projektit do të vazhdojnë të frymëzojnë në vitet në vijim!

“Që një projekt të konsiderohet i suksesshëm, dy kritere janë thelbësore: duhet të ketë rezultate – domethënë ndryshim dhe inovacione, dhe duhet të ketë qëndrueshmëri – domethënë modele që i rezistojnë kohës. RisiAlbania i plotëson të dyja këto kritere” – Ambasadorja zvicerane Ruth Huber.

The post Për 12 vjet, projekti zviceran punësoi shumë të rinj në Shqipëri appeared first on Albinfo.