Për 7 muaj, 58 viktima, mbi 13 mijë aksidente në Kosovë
Bilanci 7-mujor: 58 të vdekur, mbi 9 mijë të lënduar në rrugët e Kosovës The post Për 7 muaj, 58 viktima, mbi 13 mijë aksidente në Kosovë appeared first on Albinfo.

Në periudhën janar–korrik 2025, në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 58 persona në 51 aksidente fatale, krahasuar me 52 viktima në 48 aksidente gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Numri total i aksidenteve ka arritur në 13,235, që është 728 më shumë se një vit më herët. Prej tyre, 4,855 ishin aksidente me lëndime, ku u plagosën 9,286 persona – 740 më shumë se në 2024. Aksidentet me dëme materiale u rritën me 5.34%, nga 7,907 në 8,329.
Policia ka shqiptuar gati 450 mijë gjoba, ose 37 mijë më shumë se vitin e kaluar, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë në trafik. Janë zbatuar urdhra operativë si “Siguria në Trafikun Rrugor” dhe “Sezoni Veror 2025”, patrullime me “Smart Patrol” dhe radarë mobil, si dhe fushata vetëdijësuese për parandalimin e aksidenteve.
The post Për 7 muaj, 58 viktima, mbi 13 mijë aksidente në Kosovë appeared first on Albinfo.