Për një muaj në RMV, leje ndërtimi për objekte në vlerë afër 100 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill janë dhënë gjithsej 257 leje ndërtimi për objektet që kapin vlerën rreth 100 milionë euro, transmeton Portalb.mk. “Gjatë muajit prill të vitit 2024 janë dhënë 257 leje ndërtimi, që është për 22.1 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për […]

Për një muaj në RMV, leje ndërtimi për objekte në vlerë afër 100 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill janë dhënë gjithsej 257 leje ndërtimi për objektet që kapin vlerën rreth 100 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit prill të vitit 2024 janë dhënë 257 leje ndërtimi, që është për 22.1 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 703 659 000 mijë denarë, që është për 16.6 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që në këtë periudhë është planifikuar ndërtimi i 710 banesave që kapin sipërfaqe prej 55 611 metra katror.

Më së shumti leje janë dhënë në Butel (28), Mavrovë dhe Rostushë (27), Strumicë (15), Kërçovë (14), Gostivar (13), etj.